Merkatoja e verës ende nuk është mbyllur dhe klubet po bëjnë goditjet e fundit për të përforcuar ekipet e tyre. Portieri adoleshent i Real Madridit, Andriy Lunin, i është bashkuar Leganesit në bazë të një marrëveshjeje të arritur mes dy klubeve për huazim njëvjeçar.
Portieri ukrainas do ta bartë numrin 99 në ekipin e tij të ri, me Real Madridin që e bëri publike marrëveshjen të hënën vonë përmes një komunikate në uebsajtin e vet.
“Real Madrid CF dhe CD Leganes kanë arritur marrëveshje për transferimin e Andriy Lunin për këtë sezon, deri më 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e Madridit.
Lunin iu bashkua Realit këtë verë, por tani do të luajë si i huazuar te Leganes ashtu sic kishte planifikuar klubi i tij.