Vitet e fundit për Miley Cyrus kanë qenë një katrahurë e vërtetë, mes drogës, lakuriqësisë dhe skandaleve të panumërta.
Por duket se sot këngëtarja 24 vjeçare ka vendosur që të kthejë faqe, duke hequr dorë nga zakonet e saj të vjetra. Ditët e Miley kur vishte kostume me figura marijuane të postuara në to dhe bënte këngë mbi “tymosjen e barit”, madje edhe tymosjen e një cigareje marijuanë në European Video Music Awards në vitin 2013 kanë marrë fund një herë e përgjithmonë. Tashmë Miley tregon për revistën Billboard se sot është tërësisht e pastër dhe esëll, ndërkohë që ka hequr përfundimisht dorë nga marijuana. Ajo tregon se kishte nevojë të ndryshonte dhe diçka e tillë erdhi nga ri-rënia në dashuri me të fejuarin e saj Liam Hemsworth. I lumtë atij që e mori sërish!