Roma ka arritur një rezultat historik, duke realizuar një ëndërr të pabesueshme. Të besuarit e Di Francesco kanë përmbysur humbjen 4-1 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, duke fituar 3-0 në “Olimpico”, që vlen një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League.
E pabesueshmja ndodhi, një ndeshje që do të mbahet mend gjatë në historinë e veprimtarisë prestigjioze.
Pasi u mbushën pesë minuta lojë, Roma shënoi golin e parë. Edin Dzeko depërtoi në qendër të mbrojtjes së Barcelonës, pas topit të gjatë të marrë nga Daniele De Rossi dhe mposhti portierin Ter Stegen. tjetër.
Pjesa e dytë nisi si e para dhe kur kaluan dhjetë minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Dzeko fitoi një 11-metërsh për faullin e shkaktuar nga Pique dhe De Rossi transformoi në gol penalltinë.
Nëntë minuta para fundit, gjatë një goditje nga këndi, qendërmbrojtësi grek Manolas realizoi golin e tretë për Romën me goditje të saktë me kokë, duke shënuar një gol historik, të paharrueshëm në “Olimpico”.
Liverpuli ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur me shifrat 2-1 Mançester Sitin në ndeshjen e kthimit ku nuk munguan polemikat sidomos për disa episode në pjesën e parë të ndeshjes. Mançester Siti duhej të përmbyste humbjen 3-0 të ndeshjes së parë por jo vetëm që nuk ia ka dalë, por edhe është mposhtur në fushën e vet për këtë duel kthimi.