Real Madrid ka shpëtuar për mrekulli në sekondat e fundit duke shmangur shtesën pasi Juventus përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë me dopietën e Mandzukic dhe Matuidi. Ishte një ndeshje e mrekullueshme në Bernabeu dhe me një nga fundet më dramatikë të historisë së futbollit.
Ndeshja nisi menjëherë me gol pasi Mario Mandzukic kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e dytë të lojës. Atë që nuk e bën Real e bën Juventus me të njëjtën skemë si në golin e parë. Nga e djathta Lichtsteiner fut një kros në zonë dhe gjen sërish Mandzukic i cili nuk gabon edhe njëherë. Ndeshja hapet dhe pas pushimit Juventus tregohet më i duruar duke u mbrojtur mirë ndërsa Zidane bën dy ndryshime duke përforcuar krahët. Por në minutën e 61’ Blaise Matuidi përfiton nga një gabim fatal i Keylor Navas duke barazuar gjithçka.
Në sekondat e fundit të ndeshjes arbitri akordon një penallti në favor të Real Madrid dhe Buffon del me karton të kuq për protesta. Në fushë futet portieri i dytë por Ronaldo i jep fitoren Realit duke kaluar në gjysmëfinale.
Bayern Munich kualifikohet për në gjysmëfinalet e Champions League, pasi ka eliminuar Sevilla. Sfida në “Allianz Arena” u mbyll 0-0 dhe bavarezët vazhdojnë më tej në saj të fitores 2-1, të arritur në mesjavën e kaluar në Spanjë. Sevilla, që në raundin e kaluar eliminoi Manchester United, del me kokën lart nga Champions, ndërsa Bayern vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën e “tripletës” nën drejtimin e Jupp Heynckes, si në vitin 2013.