Roza Lati është një nga ato vajza që parapëlqen të bashkëjetoj me trendet më të fundit të modës dhe përpos kësaj ajo është shumë e apasionuar pas tatuazheve.
Dhe si një e apasionuar Roza numëron disa të tillë në trupin e saj.
Moderatorja ka bërë lëvizjen e rradhës duke u kujdesur për një tatuazh që ka pas qafës.
Roza Lati ka shkuar tek tatuatori dhe ka përforcuar apo rregulluar një tatuazh me një kalë deti që e ka pasur kohë më parë.
Këtë na e ka treguar vetë ajo duke postuar një foto në Instastory ku duket se edhe pse procesi i bërjes se një tatuazhi dhemb pasi gjilpëra ngulet në mish por për pasionin duket se Rozën nuk ka kosto që e ndalë.
“As më dhimbti hiç... kujtoja se do thoja!”-ka shkruar moderatorja duke treguar kështu se zona që ajo ka zgjedhur të bëjë tatuazhin e ri, ajo pas veshit, mesa duket është disi e dhimbshme.