INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme shuma e TENDERIT që drejtori i postës, Laert Duraj do shpenzojë për luks[FOTO]

E pabesueshme shuma e TENDERIT që drejtori i postës, Laert Duraj do shpenzojë për luks[FOTO]

Publikuar më: 12:09 07-03-2019

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj është një “Rilindas i vërtetë”. Pas një tenderi të zhvilluar me një shumë marramendëse me paratë publike vetëm për fasada me plot gojë mund të themi se dhe ai po kujdet si gjithë “rilindasit” e tjerë për imazhin.

Sipas Boldnews, Laert Duraj ka vendosur së fundmi që të shpenzojë rreth 200 mijë dollarë për të përmirësuar imazhin e institucionit. “Posta Shqiptare” ka shpallur tenderin për “Blerje sistem i dixhitalizuar radhe për klientët dhe përmirësimin e imazhit jashtë të zyrave qendër filial”. Fondi i parashikuar nga Posta Shqiptare për realizimin e këtij tenderi është saktësisht 19.940.000 lekë. Në bazë të njoftimit zyrtar të Posta Shqiptare, kompanitë pritet të paraqesin ofertat e tyre deri në 25 Mars 2019.
Shpenzimi gati 200 mijë dollarë për imazhin e Postës pritet të realizohet në një periudhë 2-mujore.
“Posta Shqiptare” është një kompani publike, e cila financohet nga tarifat që përcakton për shërbimin që u ofron qytetarëve shqiptarë. Një pjesë e këtyre të ardhurave, siç konstatohet nga procedura e tenderit, e publikuar së fundmi, shkon për shpenzime luksi, siç është përmirësimin e imazhit të institucionit.

laert_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209