Pas përjashtimit nga “Big Brother”, Damiano shkatërron imazhin e produksionit, do habiteni sesi…
Damiano Agalliu u përjashtua nga shtëpia për shkak tës shkeljes së disa rregullave të cilat produksioni kërkonte të respektoheshin me rreptësi. Damiano për të disatën herë ka paralajmëruar se do të tregonte disa nga të vërtetat që nuk dihen nga askush. Ai ka publikuar një foto në instagramin e tij ku tregon se disa prej banorëve aktualë dhe disa që tashmë kanë dalë njiheshin që para se të hynin në shtëpi. Mes tyre në nëj tavolinë duket Fiorentina, Olsi, Musa dhe dy të tjerë që tashmë janë larguar Armela dhe Denisi, shkruan intv.al. Një rastësi e madhe që kaq shumë banorë të takohen në një tavolinë pak para fillimit të këtij spektakli dhe për më tepër ata janë shtirur sikur nuk njiheshin.
Tek fotoja e postuar nga Damiano, ai ka mbishkruar:
“Njifen gje keta ? Ciao , nuk merrem me me ju. Dhe boll ja mbyllet gojen dhe veshin publikur me pallavraaa. Eshte 2017 koha kur cdo njeri flet , ku ma keni demokracin ? Gjithsesi, tju kete bere mire dreka. Te tjerat spo i nxjerr ske ska me sens, as kuptim. Vazhdojme perpara me projkete. Aaaaaaaaa mos harroniiijj hajde dhe me thoni qe kjo eshte fotoshoopp.”/intv.al/