Philipp Plein është një stilist gjerman dhe themelues i Grupit Ndërkombëtar Phillip Plein që përfshin markat Philipp Plein, Plein Sport dhe Billionaire Couture.
Dizajneri Philipp Plein po merret me organizimin e sfilatës së tij Vjeshtë 2019/Dimër 2020 për Javën e Modës në Nju Jork. Ky event do të jetë shumë ekstravagant dhe i ftuari i rëndësishëm do të jetë kengëtari Kanye West.
Por, nuk mund ta besoni se çfarë ka ndodhur. TMZ ka deklaruar, se një njeri u hoq si përfaqësues i West, falsifikoi firmën e tij duke qenë se kishte pasur bashkëpunime të mëparshme me reperin, askush nuk e verifikoi dhe si rrjedhojë, Kanye i rremë përfitoi më shumë se 900,000 dolllarë.
New York Times raportoi në 2015-n se buxheti për një shfaqje shkoi 2.8 milionë dollar, gjë që e cila është e pazakontë për stilistin gjerman që të paguajë kaq shumë për disa minuta këngë.
Pra, Kanye nuk do të performojë në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Nju Jork dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Philipp Plein. “Ishim shumë të entuziasmuar që do të bashkëpunonim me të, por për fat të keq një individ pretendoi se ishte pjesë e ekipit të Kanye-s duke përfituar nga një miqësi e hershme.”