Talenti gjerman duket se nuk ka mundur ta përballojë atmosferën në Vodafone Park të Stambollit.
Besiktasi realizoi edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, këtë herë duke mposhtur RB Leipzigun në shtëpi 2:0.
Skuadra gjermane mbeti pa yllin kryesor të saj, Timo Werner i cili në minutën e 32-të kishte kërkuar të zëvendësohej.Sipas trajnerit të Besiktasit, Senol Gunes, arsyeja pse Werner u largua nga loja ishte zhurma e madhe në stadium e cila ishte e padurueshme për të.
“Timo Werner ishte i shpërqendruar nga zhurma”, ka thënë Gunes pas ndeshjes.
“Ndonjëherë edhe unë e kam të njëjtin problem me veshët e mi për shkak të atmosferës së zhurmshme. Këtë e kam përjetuar në ndeshjen hapëse të Vodafone Park”, ka treguar trajneri i kampionëve të Turqisë.
Werner është parë disa herë të vendoste duart në vesh për të mbuluar ata nga zhurma e shkaktuar.
Tifozët e Besiktasit janë ndër më të zhurmshmit në Evropë.