Anëtarët e një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre janë gjetur të gjallë pas nëntë ditësh kërkime intensive në shpellat e Tham Luang në Tajlandë. Autoritetet lokale bëjnë me dije se futbollistët ishin të moshave nga 11-16 vjeç dhe udhëhiqeshin nga trajneri 25-vjeçar Ekkapol Janthaëong, ndërkohë që shpeshherë vizitonin vendin ku kësaj here humbën pa gjurmë.
Ekipi qëndronte i bllokuar që prej 23 qershorit, deri në momentin që forcat e shpëtimit arritën t’i gjenin ata, pasi notuan për rreth 400 metra. Tani sfidë mbetet nxjerrja e djemve jashtë shpellës.