Grupi i tifozëve Kuq e Zi të kombëtares shqiptare kanë ftuar të gjithë përkrahësit që ndodhen në Francë, që t’u bashkohen sot pas mesditës, në Marsejë, për shpalosjen e flamurit kombëtar mbi 11 mijë metra të gjatë.
Në njoftimin e TKZ, thuhet:
“Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille (shih në foto), për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri ësht rreth 11.000 m2, kështuqë ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh.
#ALB #BASHKOHU #FLAMURIMEIBUKURNEBOTE #TIFOZATKUQEZI”.
TKZ jep edhe hartën se ku duhet të takohen.