INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme,Vettingu ‘’zhvesh’’ fëmijët e gjyqtarëve

E pabesueshme,Vettingu ‘’zhvesh’’ fëmijët e gjyqtarëve

Publikuar më: 10:29 08-05-2018

Çuditë në vendin tonë janë të pafundme! Edhe vettingu po prodhon shumë të tilla. Jo më larg se dje një gjyqtar deklaroi se shumicën e parave e ka përfituar falë dasmës së tij, pasi ato ja kanë hedhur si qokë familjarët dhe miqtë. Po një ditë më pas burime të Exit.al kanë raportuar një tjetër çudi. Së fundmi “vettingu” po përndjek dhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Persona që kryejnë hetimet në kuadër të vetting-ut, janë paraqitur në shkollën e dy fëmijëve minorenë dhe i kanë ndaluar duke i marrë në pyetje. “Hetuesit” kanë shkuar dhe më tej duke i futur duart në trup dhe i kanë kontrolluar cilësinë e veshjeve.
“E gjitha kjo ka ndodhur pa praninë e një familjari ose të paktën një të rrituri përgjegjës si psikologu. Këtu është shkelur e drejta e privatësisë Kjo sjellje ka ngjallur frikë tek prindërit e fëmijëve që janë pjesë e drejtësisë dhe para këtyre historish ata kanë zgjedhur të heshtin për të shmangur pasojat e mundshme në procesin e vetingut”, shkruan Exit.al.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029060840606689