Imazhet e pabesueshme të kapura nga satelitët e "google earth" kanë zbuluar një strukturë gurësh misterioze në shkretëtirën e Arabisë Saudite.
Struktura e përbërë nga rreth 400 gurë mendohet se eshte rreth 7.000 vjeçare, dhe arsyeja pse nuk janë zbuluar më parë është se në këtë zonë janë ndaluar kërkimet që në vitin 1950.
Arkeologët i kanë quajtur me emrin "Portat" pasi këtë përshtypje të japin kur i shikon nga lartë.
Sipas vëzhgimeve të parë mendohet se "portat" kanë dy madhësi të ndryshme, të voglat janë rreth 43 metra ndërsa të mëdhatë rreth 1.699 metra dhe kanë zënë një hapësirë 4 herë sa një fushë futbolli.
Ekspertet ende janë të pasigurt se për çfarë bëhet fjalë por shprehen shumë optimist që pasi të fillojnë ti studiojnë nga afër do dalin në dritë zbulime të mëdha.