INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E pacipë, dukesh që gënjen'/ Arjan Konomi shpërthen ndaj Anës: Ke patur lidhje me Arjonin, i mohon gjërat me pafytyrësi

'E pacipë, dukesh që gënjen'/ Arjan Konomi shpërthen ndaj Anës: Ke patur lidhje me Arjonin, i mohon gjërat me pafytyrësi

Publikuar më: 20:27 14-12-2020

Një debat i ashpër lindi në studion e “Për’Puthen” mes Arjan Konomit dhe Anës, teksa kjo e fundit ndodhej në një lidhje në Skype për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni.

Ana i tha Arjanit se po ndihej “e sulmuar” prej tij puntatën e sotme, ndryshe nga e premtja, duke shtuar se ai mund të jetë takuar me Arjonin e të ketë ndryshuar mendim. Një deklaratë e tillë revoltoi Konomin, i cili e cilësoi Anën të pafytyrë.

Arjani: Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj, vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë, me mua, që më thua ke folur me Arjonin, Mendoj që thua gënjeshtra.

Ana: Të premten më mbështete, tani m’u ktheve me shpatë.

Arjani: Sepse ishe e prekur, s’të bëra pyetje. Paske gojën brisk për të folur në këtë situatë. Të më thotë ke folur me Arjonin ti, ke ndryshuar mendim.

Ana: Duhet të jesh asnjëanës.

Arjani: S’do ma tregosh ti si do jem. Mendoj që gënjen, dukesh që gënjen, ke patur lidhje me Arjonin.

Ana: Do më kërkosh falje publike.

Arjani: I bëjnë gjërat dhe i mohojnë me pafytyrësi.

Ana: Do u vërtetoj më fakte që e kundërta do dalë në dritë.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389