Është eventi i vitit në muzikë, por ajo që ndodhi këtë herë ishte vërtetë e padëgjuar.
Adele theu në mes çmimin e saj “Albumi i Vitit” për ta ndarë me Beyonce-n pasi ndjente që nuk e meritonte aq sa ajo. Ylli i hitit “Hello”, e cila bashkë me të ndjerin David Boëie, ishte fituesja më e madhe e natës me 5 çmime, u befasua kur albumi i saj “25” u nderua si “Albumi i Vitit”. Ajo deklaroi se priste që Beyonce të fitonte për albumin e saj të shumëpërfolur “Lemonade” dhe e ndau çmimin në dysh gjatë fjalimit për ta ndarë në këtë mënyrë me divën 35 vjeçare. Të gjithë në sallë ishin të përlotur gjatë fjalimit mbresëlënës dhe shumë prekës të Adele , dhe këtu natyrisht përfshihet edhe Beyonce. Diva e muzikës dukej qartë e mbytur nga emocionet për nderimin që iu bë nga këngëtarja britanike. Gjatë fjalimit Adele tha: “Nuk mundem ta pranoj këtë çmim, jam shumë mirënjohëse dhe e përulur por artistja e jetës sime është Beyonce. Albumi Lemonade për mua ishte thjesht monumental, shumë i bukur dhe me shumë shpirt”. Kështu Adele ndoshta humbi një çmim duke e thyer, por fitoi zemrat e të gjithë botës dhe i siguroi vetes një vend në historinë e Grammy për gjestin e saj të papërsëritshëm.