Dramë në hokein e akullit! Arbitri çek Pavel Lainka ka humbur jetën pasi u qëllua në kokë me diskun e kësaj loje.
Lajmërimi ka ardhur në Twitter nga një koleg i Lainka dhe në faqen e sajtit zyrtar të National Hockey League. “Pas një traume kronika na ka lënë miku dhe kolegu ynë Pavel Lainka. Ngushëllime familjes. Prehu në paqe.” ishte mesazhi që ka shkruar miku i tij Robert Nowotny. Incidenti ka ndodhur më 25 gusht, gjatë një ndeshjeje të rinjsh ndërmjet Brno dhe Sumperk. Pasi një gjuajtje e diskut ka goditur në kokë arbitrin 24 vjeçar, ai është shtrirë në tokë dhe më pas është nënshtruar menjëherë ndaj ndërhyrjes së shpejtë. Ai u shtrua në spital, por humbi jetën pas dy javësh (më 10 shtator) në terapi intensive.