Chrissy Teigen është mësuar që të mos e kufizojë veten në foto, por kjo e fundit ishte e padëgjuar.
Pas fotos së famshme ku tregonte strijat në këmbët e saj si imperfeksion, për të cilën u përgëzuar nga miliona fansa për origjinalitetin, Chrissy ka goditur përsëri! Këtë herë ajo ka bërë publike foto në të cilën po ushqen me gji vogëlushen e saj Luna. Bashkëshortja e John Legend shfaqet tërësisht topless ndërkohë që po kryente detyrat e saj mëmësore.
Teigen i postoi fotot në Snapchat, të cilat ishte realizuar pak momente para se modelja 30 vjeçare të bëhej gati për një set fotografik. Chrissy duket si gjithçka përveç një mamaje tipike e botës së spektaklit, jo vetëm për zhveshjen që e kemi parë kudo, apo ushqyerjen me gji që e shohim për herë të parë. Ajo as nuk ia shet ndonjë reviste këto imazhe, thjesht i nxjerr në rrjetet sociale. Dhe duhet thënë që nuk ngjan aspak keq si dikush që sapo është bërë mama.