INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar: E dashura i hedh ujë të nxehtë në kokë! Si mbaroi sezoni i sportistit... [FOTO]

E padëgjuar: E dashura i hedh ujë të nxehtë në kokë! Si mbaroi sezoni i sportistit... [FOTO]

Publikuar më: 10:55 11-11-2016

Është mbyllur në mënyrë të tmerrshme sezoni i yllit të ri të futbollit amerikan Jonnu Smith.

Dëmtimi ishte sa i pazakontë aq edhe rrënqethës kur e mendon. E dashura e tij, Mary Gaspar, i ka dërdhur në kokë ujë të nxehtë të cilin e kishte vluar veçanërisht për këtë “rast”. Smith kishte debatuar me të dashurën e tij përgjatë ditës për faktin se sa vëmendje po i kushtonte ai marrëdhënies së tyre. Policia raporton se në një pikë kur të dy ishin në dhomën e tij të konviktit në Universitetin Ndërkombëtar të Florida, e dashura filloi të ndjehej “ekstremisht emocionale dhe e stresuar”. Ky është dhe momenti kur nxehu ujin, shkoi në drejtim të tij dhe ia hodhi sipër, duke i djegur kokën, shpatullën, dorën dhe pjesë të tjera. Dhe si të mos ishte e mjaftueshme filloi edhe ta godasë vazhdimisht. Gaspar është 5 muajshe shtatzënë me fëmijën e Smith, por duket se ka kaluar çdo kufi. Ajo i ka dhënë fund këtij sezoni të Smith në futbollin amerikan si pasojë e dëmtimit që i ka shkaktuar.

maryyy.jpg

maryyy2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447