“Frozen” u konsiderua gjerësisht si një nga filmat më të suksesshëm Disney dhe seria e dytë mund të rezervojë surpriza të padëgjuara më parë.
I cilësuar gjithashtu si një nga filmat më revolucionarë për fëmijë pasi ishte i fokusuar i gjithi tek fuqia e një personazhi femër dhe lartësimi i saj, fansat duan ta bindin Disney-n që të hedhë hapin tjetër. Tashmë po kërkohet nëpërmjet një fushatë në internet që në filmin e radhës Disney t’i vizatojë mbretëreshës Elsa një të dashur femër. Pikërisht ashtu! Fushata me hashtagun #giveelsaagirlfriend pretendon që të kthejë Elsën në personazhin e parë vizatimor LGBT. Kjo është logjikuar në idenë që fëmijët të miqësohen me konceptin e të qenit ndryshe, duke mos u ndjerë të diferencuar në rast se janë “ndryshe”, por as të mos diferencojnë. A nuk po e ekzagjerojnë? Fundja, po flasim për një film për fëmijë...