INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar: Pasuria ndikon në riskun ndaj kancerit!

E padëgjuar: Pasuria ndikon në riskun ndaj kancerit!

Publikuar më: 10:08 14-10-2016

Kujt do t’ia kishte marrë mendja?

Diferenca ndërmjevarfërisë dhe pasurisë përcakton rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerave. Një studim i ri i zhvilluar në Universitetin e Utah i ka tronditur të gjithë me zbulimet e saj. Fëmijët e lindur nga prindër që fitojnë shumë kanë një rrezik më të lartë për të vuajtur nga melanoma, kanceri i prostatit apo kanceri i gjirit në një fazë të mëvonshme të jetës së tyre. Nga ana tjetër, vajzat e rritura në lagje të varfëra kanë një rrezik më të madh për të vuajtur nga kanceri cervikal. Djemtë e gjetur në komunitete të varfëra mësohet se kanë një rrezik më të vogël se të tjerët për të vuajtur gjatë jetës nga kanceri i prostatës, ndërsa kushdo që ka lindur në zona të varfëra ka rrezik më të vogël për t’u prekur nga melanoma. Pavarësisht se personat në familjet më të varfëra iu nënshtroheshin më pak analizave që evidentonin kancerin, autori i njohur Dr. Ken Smith këmbënguli se numrat janë aq kokëfortë dhe diferenca e dukshme, sa mungesa e analizave tek njerëzit më të varfër nuk ka ndikuar në rezultatet e studimit.

Article Logic
Execution time: 0.0025739669799805