INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E paedukatë, u bë surrati jot”, plas sherri mes Arjan Konomit dhe konkurrentes së Përputhen!

“E paedukatë, u bë surrati jot”, plas sherri mes Arjan Konomit dhe konkurrentes së Përputhen!

Publikuar më: 15:37 06-03-2022

Në “Për’puthen Prime” Meliku dhe Laureta janë vendosur përballë njëri-tjetrit për të sqaruar debatet që kanë pasur. Në fund Meliku tha se e tërheq deklaratën që ka bërë për konkurrenten dhe u largua papritur nga emisioni.

Pas kësaj situate u ndez një debat mes Lauretës dhe Arjanit, pasi ky i fundit mendon që konkurrentja nuk ka pasur ndjenja reale ndaj Melikut.

Laureta i tha Arjanit se atij i kanë vdekur ndjenjat ndaj edhe nuk mund t’i kuptojë më takimet mes saj dhe Melikut. Kjo gjë e acaroi shumë opinionistin i cili iu kthye shumë keq konkurrentes.

Laureta: Unë mendoj që ty të ka vdekur ndjenja dhe nuk i shikon më me ndjenja gjërat e tjera. Vetëm i bën një analizë.

Arjani: Mbase. Atë ti nuk mund ta thuash, është vetëm një mendim i joti. Edhe nëse unë nuk do kisha ndjesi, ç’do të thotë që nuk do kisha logjikën për të kuptuar? Unë nuk flas me ndjesi këtu. Nuk kam ardhur këtu as të dashurohem me ty, as të njoh surratin tënd që ke ardhur këtu në emision të tallesh. E paedukat që më tregon mua ndjesit ti. Të të vijë turp. A ju ka mësuar njeri që nuk keni punë të më tregoni mua a jam i zoti këtu apo jo. Çfarë janë këto mënyra të ulta. U bë surrati jot të vijë këtu të më tregojë mua.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787