Ndërkohë që po përgatitet për klipin e saj më të ri, me titull ‘Dreq”, Enca ua shuan mallin fansave, me një dalje disa sekondëshe në klipin më të ri “Grande”, të kolegut Noizy. Por që pas kësaj daljeje në ekran, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e cila vetëm pas pak orësh, ka shkruar se është sëmurë dhe pretendon se e ka parë syri i keq.
Çdo e mirë vjen edhe me një të keqe nga pas dhe mesa duket ky është “çmimi” që Encës i është dashur të paguajë si një vajzë që tërheq shikime drejt vetes me bukurinë e saj. Ndërkohë, nga videoja disa sekondëshe që ka publikuar, të shkëputur nga klipi “Dreq”, prisni të shihni një Enca që do t’ju lërë pa fjalë, pasi me fjalën “provokuese”, jemi familjarizuar tashmë sa herë qw bëhet fjalë për vajzën “dreq” .