Kanye West u rreshtua kundër gruas së cilën e mbrojti me shumë forcë vetëm pak vite më parë, as më shumë e as më pak se Beyonce.
Yeezy volli vrer kundër Mbretëreshës Bey mbrëmjen e së shtunës në koncertin e tij në Sacramento. Mesa duket ai ishte i indinjuar për shkak se Beyonce tha që do të performonte në VMA-të e vitit 2016 vetëm në rast se do të fitonte cmimin më të lakmuar të mbrëmjes, “Video e Vitit” me superhitin e saj “Formation”. Ajo konkurroi dhe fitoi kundër Kanye dhe Drake. Një situatë vërtetë ironike pasi në vitin 2009 ishte pikërisht Kanye ai që ndërpreu fjalimin e Taylor Sëift kur ajo fitoi “Best Female Video”, pasi sipas tij e meritonte Beyonce. Por ai nuk u ndal vetëm tek ajo pasi sulmoi edhe Jay Z, se ky i fundit ka treguar mungesë respekti duke mos i kthyer telefonatën. Me Kanye West nuk ka fund, tashmë presim vetëm ditën kur do të sulmojë edhe Kim K.