Zhvillimi i robotëve nuk ka fund, me kalimin e ditëve dhe perfeksioni i tyre prek të i paimagjinueshmen.
A e kishit menduar ndonjëherë që një robot, një makineri, do fillonte të kishte një trup njeriu me inde dhe qeliza, që djersinë dhe përjeton proceset jetësore si njerëzit?
Epo kjo është bërë realitet nga inxhinierët e Japonisë.
Studiuesit e universiteti të Tokios kanë arritur të ndërtojnë dy modele robotësh me një skilet dhe inde për rreth tij.
Robotet e quajtur Kengoro dhe Kenshiro kanë një sistem muskoloskilet, një sistem nervor qendror artificial, sistemin nervor ndijor, të cilë ju mundësojnë djersitjen kur kryejnë aktivitete fizike, kur është vapë.
Por jo vetëm kaq, Kengoro dhe Kenshiro jo vetëm mund të kenë reagime filologjike por mund të marrin vendime ashtu si ne, njerëzit.
Deri tani ajo çfarë të vjen ndërmend është se në të ardhmen njerëzit dhe robotët do kenë të drejta të barabarta pavarësisht se disa do jenë krijesa të realizuar në laboratorë. e të tjerët krijesa të lindura.
Por a do ishte kjo një e ardhme e drejt moralisht për të gjithë ne?