Dy muaj më parë, Antonela pati një debat shumë të ashpër me Atdheun dhe Locon në “Për’puthen”.
Ajo ka zbuluar gjatë emisionit se Atdheu i ka gjuajtur Shqipes me karrige në emision dhe ky ka qenë momenti që ai ja ka shpifur si person pasi i ka kujtuar të atin me ato veprime.
Së fundmi në program është trajtuar kjo përplasje mes Shqipes dhe Atdheut.
Fjala eskortë e përdorur nga Shqipja është keqkuptuar nga ai, i cili ka përplasur karrigen në tokë dhe ka ofenduar atë, siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga prapaskena.
Atdheu apo unë nuk mund të përfaqësohemi nga një moment negative i joni, do nuk do ka një farë limiti, por ato i kemi sqaruar”, tha Shqipja.
“Edhe sikur ta kishte pasur me të vëretetë një karrige t’i drejtohet një femre është e pajustifikueshme”, tha Tea.
“Unë nuk e drejtova drejt Shqipes karrigen”, tha Atdheu.
“Me nerva pa nerva kundër një femre nuk përdoret ajo gjë dhe Atdheu e di”, tha Ana.