INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pamë si një Barbie brenda një kutie, por ja kë ka ‘kopjuar’ haptazi Kylie Jenner për këtë set fotografik [FOTO]

E pamë si një Barbie brenda një kutie, por ja kë ka ‘kopjuar’ haptazi Kylie Jenner për këtë set fotografik [FOTO]

Publikuar më: 20:12 04-11-2018

Nuk është më një lajm i ri që Kylie Jenner gjatë seteve fotografike nuk ëshë origjinale, përkundrazi ajo e “kopjon” atë fiks siç mund ta ketë bërë një personazh tjetër para disa kohësh. Pra jemi në një periudhë që të kopjosh haptazi është në rregull dhe trend mesa duket.

Kylie Jenner ditën e Halloween u shëndërrua në shumë personazhe dhe një ndër ta ishte edhe si një Barbie mbyllur brenda një kutie. Sigurisht që ajo ka marrë komente shumë pozitive për pamjen e saj, por edhe nga ato komente që i theksuan sërish që ajo nuk është originale, pasi në të vërtetë nuk ka qenë ideja e saj, por është frymëzuar nga diva e muzikës pop Beyonce për këtë look. Beyonce në vitin 2016 është shndërruar në një Barbie, por me flokë të zeza, ndërsa Kylie ishte një Barbie bjonde dhe rozë. Vetëm ky ishte ndryshimi i vetëm, ndërkohë që gjithë ideja ishte njësoj.

03a9a2be-54ac-403e-a695-73408f6458af.jpg

 


Nuk është hera e parë që Kylie Jenner kopjon kaq haptazi. Vetëm para pak kohësh Kylie Jenner dhe Travis Scott u shfaqën për herë të parë bashkë në kopertinën e revistës GQ-së dhe e kanë akuzuar se ajo nuk ka qenë fare origjinale dhe këtë ndoshta me të drejtë, pasi ky shërbim fotografik për revistën GQ është i ngjashëm me fotografite ikonike të çiftit të famshëm të viteve ‘70, Jane Birkin dhe Serge Gainsbourg, realizuar nga fotografi Helmut Newton.

36ccc8af-b98c-47d9-9084-1c1f6ec8f936.jpg

1634ECA3-122A-4EB7-BA9C-DD43500C9D0D.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833