INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E pamundur të verifikosh emrin në listat paraprake të zgjedhësve [VIDEO]

Publikuar më: 15:59 28-02-2017

Po cila është procedura e verifikimit të listave të zgjedhësve nëse qytetarët duan ta bëjnë këtë vullnetarisht, siç në fakt është edhe ligji? Pranë zyrave të Gjedjes Civile janë publikuar listat paraprake të zgjedhësve, me qëllim për ti dhënë mundësi qytetarëve të verifikojnë emrin dhe zonën e votimit. Por nga një vëzhgim i IN Tv vërehet se ky proces është thuajse i pamundur. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e listave të zgjedhjeve të afishuara, ku një pjesë e konsiderueshme të tyre janë shkatërruar plotësisht. 

Në Shqipëri vazhdon ende të afishohen listat nëpër mure, siç ndodh për shembull në njësinë nr, 7 në kryeqytet, ku listat e zgjedhësve janë ngjitur në mure vetëm për të zbatuar ligjin sepse siç vërehet është e pamundur që të lexohen nga dikush, pasi janë grisur ose kanë përfunduar në tokë. Për më tepër që një i moshuar, sidomos nëse në këto lista ka ndonjë “100-vjeçar”, e ka shumë të vështirë të ngjitet 4 kate për të lexuar emrat në çdo kat dhe në fund të kërkojë verifikime në nga punonjësit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041649341583252