INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pamundura ndodhi mes Calvin Harris dhe Taylor Swift!

E pamundura ndodhi mes Calvin Harris dhe Taylor Swift!

Publikuar më: 14:13 29-09-2016

Nuk do t’ju besohet se çka ndodhur këtë herë mes dyshes së muzikës pas gjithë asaj lufte mediatike përgjatë muajve të fundit.

Pas një prej ndarjeve më të shëmtuara në Hollyëood, me Taylor që i dha duart Calvin dhe të nesërmen u hodh në krahët e Tom Hiddleston, ata nuk janë më në luftë. Pikërisht ashtu, e lexuat mirë! Super-ylli i muzikës pop dhe producenti skocez tashmë janë miq. Burime pranë ish-çiftit bëjnë me dije se shumë pak pasi Taylor dhe Tom u ndanë, ajo dhe Calvin filloi t’i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit për t’i dhënë fund dramës një herë e mirë. Është ende e paqartë se kush e dërgoi mesazhin e parë, por TMZ bën me dije se nuk bëhet fjalë për një rikthim të ndonjë lloji, por thjesht qetësim gjakrash. Tashmë ata kanë hapur një kapitull të ri në lidhjen, këtë herë vetëm miqësor ama.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883