INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E panë 33 milionë ndjekës! Pronari i Nusretit nën hetim se postoi një video ku tregonte organin e tij gjenital [VIDEO]

E panë 33 milionë ndjekës! Pronari i Nusretit nën hetim se postoi një video ku tregonte organin e tij gjenital [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 27-01-2021

Denoncohet pronari i restorantit në Dubai ku u xhirua videoja e darkës së ministrave shqiptarë me biznesmenin Samir Mane. Shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokçe, po hetohet nga policia në Dubai, për shkak të një video që ka publikuar në rrjetet sociale.

Nuk bëhet fjalë për videon e ministrave shqiptarë, por për një video ku është ai vetë personazh. Sipas informacioneve nga mediat turke, një ndjekës i tij është ankuar se në video Nusret-it i shihen pjesët intime.

Mësohet se hetimi ka filluar menjëherë pas këtij denoncimi. Sipas akuzuesit, shpërndarja e një video të tillë tek platforma me 33 milionë ndjekës, është “Shkelje e moralit njerëzor”.

Në video duket teksa Nusret hidhet në shtrat dhe i shfaqen organet intime.

Nusret Gökçe, një biznesmen me famë botërore dhe fenomen i mediave sociale, tregoi organin e tij seksual në videon që publikoi muajt e fundit. Zyra e Prokurorit me rastin e nisjes së hetimit kundër bizbnesmenit Nusret Gökçe bëri një njoftim të shkurtër zyrtar dhe sqaroi se çështja bazohej në ankesën e një ndjekësi të tij.

Sipas mediave, qytetari paraqiti denoncimin së bashku me imazhin e videos, duke deklaruar se kjo ishte shpërndarë në një mënyrë të tillë që do të prishte moralin e njerëzve.

WhatsApp-Image-2021-01-27-at-14.45.05.jpg

WhatsApp-Image-2021-01-27-at-14.45.24.jpg

Burimi: iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0017921924591064