Ajo ishte shtatzënë kur partneri i saj, Tristan Thompson e tradhëtoi. Lajmi bëri bujë në mediat botërore dhe ndodhi që Khlo lindi gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalonte. Ndërkohë të gjithë pritën reagimin që do të bënte ylli i reality show-t dhe vendimin që ajo do të merrte në lidhje me partnerin. Për çudinë e të gjithëve 32 vjeçarja jo vetëmn që e fali Tristan,por tani edhe e mbron nga sulmet që i bëhen në rrjetet sociale.
Ka përdorur llogarinë e saj në Twitter për të ndërgjegjësuar njerëzit se nuk është e nevojshme që të flasin tepër.
“Njerëzit harxhojnë kohën e tyre duke gjetur fajtorin, e sot janë të fokusuar më shumë tek jetët e të tjerëve sesa tek jeta e tyre”, shkruan ajo ku duket mjaft e lodhur nga kjo histori.