INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paparë, e padëgjuar, martohet çifti në “Big Brother” [FOTO]

E paparë, e padëgjuar, martohet çifti në “Big Brother” [FOTO]

Publikuar më: 09:36 28-05-2017

Mbrëmja e shkuar në “Big Brother” ishte krejtësisht e bukur dhe e pazakontë!

S’kishte ndodhur më parë, por në këtë edicion të dashurisë, brenda shtëpisë u martua mbrëmë Fotoni dhe Danieli, nën praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në sytë e miliona shikuesve.

Fotini veshi vellon e bardhë, dhe me Danielin u lidhën në martesë, por duke premtuar që jashtë do bëjnë një dasmë më të madhe pranë familjarëve të tyre.

Përpara këtij gëzimi, emocionet u përzienë me ankthin, pasi familjarët e asnjërit prej çiftit Daniel-Fotini nuk ishin dakord.

“Mami nuk është dakord me këtë lidhje dymujore, e të martohen”, u shpreh e ëma e Fotinisë.

Ndërsa motra e Danielit i dërgon atij një letër në emër të familjes, ku i shprehin kërkesën që ata të presin ende.

“Të dy ju formoni një forcë universale që tejkalon barrierat dhe vështirësitë, ndaj dhe nuk ka pse të nxitoheni”.

I pyetur nga Arbana, se pse të mos prisnin derisa të dilnin jashtë, Danieli është përgjigjur:

“Thjesht donim të ishim të realizuar brenda përrallës që ndodhi”.

Në ndjekje të lumturisë së tyre, ata i shkuan deri në fund përrallës. Dhe celebrimin e kreu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ky është një celebrim i pazakontë. Pas këtij dhe kur të dilni nga Big Brother, kaloni pak kohë me familjet...Unë ju shpall burrë dhe grua. Mund ta puthësh nusen”, tha Veliaj.

Vajzat e shtëpisë janë rebeluar nga “Festa e beqarisë” për Danielin dhe i dënuan djemtë duke i lënë pa ushqim, apo të flenë në divan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664