Është një periudhë e çmendur për divën 46 vjeçare!
Mariah Carey është shfaqur disa heë në intimitet në publik, madje i ka bërë edhe një kërcim në prehër gjatë një shfaqjeje live balerinit të saj em të cilin është në një lidhje më shumë se profesionale. Por këngëtarja e shumë hiteve duket se vërtetë nuk ka fre! Ajo është shfaqur duke ngrënë kek me hashash në një kafe të Amsterdamit në episodin e së dielës të spektaklit të saj reality. Por natyrisht që episodi nuk mund të quhej i plotë nëse nuk do ta shihnim Mariah-n aktive në çdo “front”, kështu ajo nuk qëndroi pa flirtuar pikërisht me balerinin e saj Bryan Tanaka. Bashkë me grupin e saj shkoi të kafja The Bulldog në Amsterdam dhe pavarësisht se në fillim pretendoi se do hanin vetë sallatë, përfunduan duke konsumuar specialitetin e shtëpisë, që atje është i ligjshëm.