INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paprecedent! Policia do eksperimentojë me qentë e rrugës, ndriçimin e prozhektorëve të mitingut të PD

E paprecedent! Policia do eksperimentojë me qentë e rrugës, ndriçimin e prozhektorëve të mitingut të PD

Publikuar më: 09:44 29-05-2017

Është e çuditshme dhe e paprecedent e natyrisht do alarmohen animalistët, pasi policia do eksperimentojë me qentë e rrugës mbi efektet që japin prozhektorët e fuqishëm të mitingut të PD. Meqënëse mungojnë ekspertët dhe mjetet për të zbuluar me anë të ekzaminimit shkencor, se çfarë ndodhi në mitingun e PD në Tiranë, drejtuesit e policisë i kanë dhënë një zgjidhje alla shqiptarçe. Sipas Lapsi.al, pas dyshimeve se shkak për atë që ndodhi u bënë prozhektorët, policët kanë menduar të mbledhin qen rruge dhe t’i ekspozojnë ndaj rrezatimit të tyre. Burime nga policia thanë se mungojnë ekspertët për të bërë ekzaminimin e duhur, ndaj prova mbi qentë e rrugës është e vetmja mënyrë për të pasur një përgjigje të shpejtë.
Opinioni publik është tronditur nga ajo që ndodhi të shtunën në hapjen e fushatës së PD dhe presioni i kohës bie mbi policinë. Gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë provë, pasi skena e “krimit” u ngrit të nesërmen në 7 të mëngjesit. Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave. Pas mitingut 140 persona përfunduan në spital me irritim të lëkurës, frymëmarrje të vështirë, skuqje të syve, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0017380714416504