INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papreçedentë! Fëmijët me kancer në protestë

E papreçedentë! Fëmijët me kancer në protestë

Publikuar më: 10:40 13-07-2016

Fëmijë të sëmurë me kancer së bashku me familjarët, të mbështetur nga shoqëria civile “Together for Life” kanë protestuar sot para QSUT-së për të kërkuar të drejtën e jetës.
Në QSUT për këtë kategori mungojnë ilaçet dhe ata detyrohen ti blejnë në treg e shpesh herë ato janë të pakontrolluara duke mos u sjellë efektet e duhura, analizat i bëjnë jashtë spitalit si edhe deri te ilaçet më elementare si paracetamoli apo gjilpërat detyrohen t’i blejnë.
“Jam 3 vjeç! Dua të buzëqesh! Dua të rritem! Dua të jetoj!” kanë qenë këto disa nga thirrjet që janë bërë përpara shërbimit të Pediatrisë në Spitalin, Nënë Tereza në Tiranë.Newsbomb

Article Logic
Execution time: 0.0032098293304443