Një 18-vjeçare e famshme në "snowboard", Ellie Soutter është gjetur sot e vdekur në pyllin francez.
Ellie festonte sot ditëlindjen e 18. Burimet kanë konfirmuar për Sun Online se Ellie ka kryer vetëvrasje. Duke folur për MailOnline, xhaxhai i saj Jeremy Soutter tha se sportistja e famshme ishte përballur me presion nga konkurrenca për garën, por nuk kishte dhënë ndonjë shenjë se do të vetëvritej.
Babai i Ellie, Tony, konfirmoi vdekjen tragjike të vajzës së tij, duke thënë: "Kjo botë mizore e mori nga unë të voglën time. Isha shumë krenar për të. Ellie do më mungoj më shumë sesa mund ta imagjinoni. U prehsh në paqe kampione".