Ndërkohë që të gjithë po prisnin me padurim këngën e re të Ledrit dhe Vig Poppa-s, një lajm i keq vjen për fansat.
Kënga ishte parashikuar të publikohej nesër, por është anulluar. Ka qenë vetë reperi Vig Poppa i cili me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar fansat se publikimi i këngës është anulluar. Ai sqaroi se anullimi i këngës nuk ka të bëjë me probleme teknike, por nuk iu dukej momenti i përshtatshëm për ta publikuar.
“Per shkak të disa problemeve, nuk del klipi me Ledrin. M’falni për pritjen.
Së shpejti kangë të reja...stay tuned”.
“Jo nuk është problem teknik, vetëm se për momentin nuk na duket e leverdishme ta publikojmë këngën” deklaroi Vigani për këngën “Mashalla”. Megjithatë nuk e përjashton mundësinë që këngën ta publikojnë më vonë.