Bora Zemani ditën e sontme do të bëhet pjesë e Big Brother Vip ku do të jetë si e ftuar për të sqaruar të gjitha pikëpyetjet e ngritura për raportin e saj me Donaldin dhe Semin.
Kështu të paktën është paralajmëruar nga produksioni.
Prezantuesja ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit sa i përket ndarjes me Donaldin, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi ka folur shpeshëherë për të duke treguar se nuk janë ndarë se nuk janë dashur më por përshkak debateve.
Bora në anën tjetër ka kërkuar që emri i saj të mos lidhet më me banorët brenda dhe si duket sot ka vendosur t’i japë fund të gjitha lajmeve e thashethemeve.