INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur, deputeti bën kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD-së

E papritur, deputeti bën kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD-së

Publikuar më: 19:52 11-09-2017

Tani ka kuptim ai shkrimi kundër kreut të PD-së Basha. Nard Ndoka ka bërë një shkrim nëpërmjet të cilit ka “sulmuar” Bashën duke u shprehur se ai po lë menjanë aleatët dhe tashmë mesa duket, Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.  

Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën, duke u shpreh se Basha po punon pikërisht për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës. 

Lidhur me këtë çështje, Ndoka është prononcuar për “Panoramën” duke thënë se ai kurrë nuk është ndjerë si deputet i PD-së dhe se ka ndërmend të formojë një grupim të vetin parlamentar. “Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e PD-së. Do të krijoj grupimin tim parlamentar”, ka thënë Ndoka. Demokristiani i vendosur në listat e PD-së, ka qenë mjaft kritik me kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Basha, që pas marrëveshjes me Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199