Modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, ka folur për një detaj të jetës së saj të pazbuluar më parë.
Në një intervistë së fundmi ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e pyesin vazhdimisht se përse është martuar me një të huaj.
Emina është shprehur se duke qenë se i ka pasur prindërit fanatikë, është martuar fillimisht me një shqiptar, por që nuk i kishte ecur.
Tashmë ajo është e martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza.
"Kam qenë e martuar me një shqiptar si një vajzë e vogël pothuajse, pasi që ika në Amerikë prindërit nuk ma lejojnë të kisha të dashur, traditat shqiptare dhe unë direkt u martova dhe nuk eci. Shumë njerëz paragjykojnë se e kam marrë djalin jo shqiptar, e pata një shqiptar nuk eci",- është shprehur Emina Cunmulaj.