Grabitet gjatë natës Prokuroria e Durrësit. Mësohet se persona të pa identifikuar kanë shqyer dyert dhe kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve.
Burime bëjnë me dije se janë marrë materiale të ndryshme. Vjedha e prokurorisë u konstatua në mëngjes pasi u vërejtën dyert e dëmtuara.
Policia në vendngjarje po mbledh provat raporton Newsbomb.al
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që vidhen dokumenta. Pak ditë më parë u vodh posta sekrete në Prokurorinë e Durrësit.