E kishte publikuar në datën 4 mars dhe thuajse këngë "Tymi i Dashurisë" kishte arritur të merrte thuajse 2 milionë klikime.
Por suksesi i kësaj kënge duket se ka patur pak probleme e thënë kjo po ti bëjmë një kërkim në Youtube rezulton se kënga është e bllokuar.
“Përmbajtja në fjalë është perceptuar nga komuniteti i Youtube si e papërshtatshme ose fyese për disa audienca”, – shkruhet në tabelën që del në momentin që ne kërkojmë këngën në Youtube.
Ndërkohë ka reaguar edhe Hyka në lidhje më këtë ngjarje në rrjetin social Instagram me anë të një postimi.
Dikush ka bërë raport videon me idene që kjo video përmban pamje ofenduese. Nuk besoj që ka por që gjithsesi ja u shtoft Zoti inatin. Shume shpejt do rikthehet– shkruan Irkenc Hyka në Instagram./intv.al/