Juliana Nura, konkurrentja e “Dancing with the Stars”, shpesh herë ka qënë e komentuar për një lidhje romantike me reperin e njohur, Noizy.
Ndërkohë që Noziy e ka mohuar disa herë këtë marrëdhënie, duket se më në fund, Juli nuk e ka patur aspak problem ta pranojë publikisht se para se të ishte pjesë e një “reality show”, ajo ka qënë në një lidhje me Noizy-n.
Gjatë një komunikimi virtual në rrjetin social, “TikTok”, Juliana ka thënë.
“Po e them për herë të për herë të parë këtu që kemi qënë të lidhur dhe nuk ishim thjesht të njohur sepse faktikisht unë isha thuajse çdo ditë me të”.
Juli ka treguar se ai nuk ka dërguar asnjë lloj mesazhi gjatë pjesëmarrjes së saj në program, për t’i treguar se ishte duke e pritur dhe kështu që ajo vazhdoi jetën e saj.
“Unë nuk kam pse pres një mashkull që nuk di se çfarë do nga jeta ndërkohë që unë e di. Jo, jo unë i lë mbrapa ata djem”, shton me tej konkurrentja e “DWTS”.