Nuk janë të pakta rastet kur futbollistët lënë futbollin e luajtur për tu bërë trajnerë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Xabi Alonson. Ai ka nisur një tjetër aventurën me futbollin, por këtë herë jo si futbollist por si trajner. Aventurën e tij të parë, ai do ta nisë pikërisht në ekipin nga ku nisi të shkëlqente si lojtar.
Real Madrid U13 është skuadra e parë të cilën Alonso do ta drejtojë me objektiv marrjen e eksperiencës dhe natyrisht për të pritur deri sa të përfundoje të gjitha kurset e trajnimit. Në karrierën e tij si futbollist, Alonso ka punuar me trajnerët më të mirë të momentin, duke nisur nga Benitez, te Murinjo, Ançeloti e Guardiola ku me këtë të fundit edhe është takuar më vonë, për të marrë këshilla.
Alonso nuk është i vetmi ish-futbollist i Realit që merr një rrugë të tillë, duke qenë se edhe Santiago Skolari e Raul janë trajnerë me skuadrat zinxhir të Real Madridit.