INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur: Ja cili nga djemtë e 1D do të publikojë i pari këngë solo!

E papritur: Ja cili nga djemtë e 1D do të publikojë i pari këngë solo!

Publikuar më: 11:50 01-06-2016

Njëri nga yjet e One Direction raportohet se ka gati materialet e tij solo, dhe nuk bëhet fjalë për të shumëpërfolurit Harry Styles dhe Louis Tomlinson.

Artisti më pak në zë i grupit, irlandezi Niall Horan mësohet se do të jetë i pari nga katërshja që do të publikojë këngët e tij personale. Ndërkohë që ka mbajtur një profil shumë të ulët që kur banda u përça vitin e kaluar, mësohet se ai ka firmosur një kontratë me Syco, shtëpia diskografike e Simon Cowell. Sipas prestigjozes britanike The Sun do të na duhet të presim për të dëgjuar Niall në version solo, pasi kënga e tij e parë do të dalë vetëm në fillim të vitit tjetër. Burime pranë mediave britanike bëjnë me dije se Niall ishte as më shumë e as më pak se amra sekrete e bandës së djemve, dhe shtëpia diskografike Syco beson plotësisht se ai do të ketë sukses si artist solo.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0029211044311523