Gjithçka mund të mendohej, por jo kjo.
Duket se këtë herë këngëtarja e njohur është futur vërtet në telashe. Asaj i duhet të përballet me ligjin pas akuzave për diskriminim racor dhe ngacmim seksual.
Sipas TMZ menaxherja Stella Bulochnikov ka akuzuar Mariah Carey se nuk e kishte paguar atë dhe nuk kishte përmbushur rregullisht kontratën e punës.
Përveç kësaj ajo gjithashtu zbuloi se ajo ishte ngacmuar seksualisht pasi Mariah është zhveshur vazhdimisht përpara saj.
Bulochnikov ka punuar për Mariah Carey për tre vjet nga viti 2014-të deri në nëntor 2017-të. Më pas ata kanë vendosur të ndahen për interesin e tyre të përbashkët. Ata së bashku kanë arritur shumë gjëra të mëdha duke përfshirë projektet e reja të muzikës, filmave etj.