Tani që detajet e emisionit të Luana Vjollcës u bënë të ditura, edhe vetë moderatorja publikoi spotin përfundimtar.
E gjendur në një bibliotekë, e shoqëruar nga dy partnerë, moderatorin e “Proçesi Sportiv” Edi Manushi dhe aktorin Gent Hazizi, fton të gjithë të ndjekin të shtunave “Kush luan”. Dhe rastësia është që Luana do të bashkëprezantojë me partnerin e motrës së saj në emisionin “Proçesi Sportiv” për një kohë të gjatë, Edi Manushin. Dhe pikërisht për këtë të fundit Marina e ka këshilluar motrën që të ketë kujdes se ai korrupton.
“Je e adhurueshme my sis!!! Mezi po pres “Shiko kush Luan... (Ki kujdes Manushin se te korrupton), e këshillon ajo.
Dhe sigurisht nuk mungon as komenti i Luanës duke na treguar sërish se motrat Vjollca kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.
Ndërkohë presim të shohim edhe marinën në emisionin e saj, këtë herë në një tjetër ekran, në TV Klan.