Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë pas transferimit nga Barça te PSG në vitin 2017 për një shifër rekord 222 milion euro.
Që nga ajo periudhë Neymar është përfolur shumë për të kaluar te klubi i Real Madrid gjë e cila nuk është pëlqyer nga Barcelona. Gjithashtu lajmet e merkatos kanë shkuar deri aty sa thuhet se Neymar mund të rikthehej te Barcelon por edhe kjo ka qënë vetëm një spekulim merkatoje të paktën deri më tani.
Gjithsesi Neymar ditën e sotme është rikthyer te klubi i Barcelonës por si vizitorë ku ka takuar edhe ish-bashkëlojtarët e tij. Më pas braziliani nuk ka ngurruar që foto me ta, ti postojë në instagramin e tij duke konfirmuar edhe viziten e tij ne Barcelone. Mësohet se Neymar ndodhet në qytetin e Barcelonës për shkak të një turneu pokeri i cili do të mbahet sonte në mbrëmje.