INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur, një grua dëshmon kundër Shullazit

E papritur, një grua dëshmon kundër Shullazit

Publikuar më: 14:15 02-05-2016

Marrin një kthesë të papritur hetimet ndaj personit më të përfolur te ditëve të fundit Emiljano Shullazi. Kur Shullazi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për t’u liruar, pasi sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë dhe kallëzim kundër tij, një grua duket se ka rënduar pozitën e 38-vjeçarit.

Sipas burimeve bëhet e ditur se hetimet ndaj Emiljano Shullazit, duket se kanë marrë një kthesë të papritur. Pas ofertave të organit të akuzës ndaj disa biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur, një grua biznesmene është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit.

“Më kanë marrë një pasuri timen në Tiranë me vlerë 1 milion euro dhe kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Gilmando Danit”, mësohet të ketë thënë gruaja.

Identiteti i gruas bisnesmenë mbahet sekret për shkak të sigurisë së saj, ndërsa ajo ka qëndruar për disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku zyrtarë të saj e kanë marrë në pyetje.

Menjëherë pas dëshmisë mësohet që është urdhëruar sekuestrimi i dokumentave në hipotekë dhe në gjykatë në mënyrë që të verifikohet me prova denoncimi i 50-vjeçares.

Prokuroria nuk jep asnjë version zyrtar për këtë çështje për shkak të sekretit hetimor. Konfirmohet se tre shtetas të përmendur në një raport të Shërbimit Informativ si biznesmenë që u është vendosur gjobë nga Shullazi kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim kundër tij, aq më tepër që e kanë mohuar njohjen me të.

Emiliano Shullazi është rikthyer në paraburgim në kryeqytet, pasi u mbajt disa ditë në Elbasan dhe është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për të lënë qelitë.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717