Bota e showbiz-it sapo përjetoi një skandal të madh. Lajmi se Tristan Thompson tradhtoi yllin botëror, Khloe Kardashian bëri xhiron e botës. I dashuri i Khloe u filmua duke u puthur me një striptiste mbrëmjen e së dielës dhe më pas duke hyrë në një hotel në New York me stripisten e njohur si Lani Blair. Më vonë u publikua një video e 27-vjeçarit ku shihej duke tradhëtuar Khloe me 2 vajza, në kohën kur Kardashian ishte 3 muajshe shtatzënë, në tetor të vitit të kaluar.
Por pas gjithë këtij kaosi vjen një lajm i bukur dhe plot jetë. Ylli Hollywood-ian është bërë nënë dhe sipas “TMZ” Klhoe Kardashian ka lindur vogëlushen e saj sot në mëngjes. Ajo shkoi menjëherë në urgjencë dhe mjakët i treguan se kjo lindje e parakohshme ka ardhur si pasojë e shqetësimit që kaloi. Ndërkohë të njëjtat burime shprehen se në sallën e lindjes ishin Kim K, Kris Jenner dhe babai i fëmijës, Tristan ka qenë i pranishëm. Tani presim sesi do jetë marrëdhënia e çiftit pas ardhjes së vajzës në jetë./intv.al/