INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Ylli irlandez Conor MCGregor përfundon në polici, zbuloni për çfarë akuzohet [VIDEO]

E papritur! Ylli irlandez Conor MCGregor përfundon në polici, zbuloni për çfarë akuzohet [VIDEO]

Publikuar më: 09:37 06-04-2018

Ai numëron mijëra fansa në gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë. Por këtë herë është përballur me një incident.

Sportisti i arteve të përziera marciale, Conor McGregor është vetëdorëzuar në policinë e Brooklyn, në Neë York, pas përfshirjes në një incident. 29-vjeçari irlandez, ish-kampion i dy kategorive të UFC-së, ishte pjesë e një grupi që akuzohen se sulmuan një autobus, me të cilin udhëtonin “luftëtarë” rivalë, sipas komunikatës së UFC-së.

McGregor u vetëdorëzua në polici rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa Departamenti i Policisë së Neë Yorkut njoftoi se McGregor do të dilte përpara një gjykatës mëngjesin e kësaj të premteje, në orën 07:00 me atë lokale.

Ajo që e bëri më të famshëm irlandezin ishte ‘sfida e shekullit’ mes tij dhe një boksieri profesionist, si Floyd Mayweather, në gusht të vitit 2017, një sfidë që gjeneroi miliona dollarë të ardhura edhe për vetë sfiduesit. Por, ai nuk ka pasur ndonjë dyluftim tjetër në ring që prej nëntorit të vitit 2016, kur mposhti me “knock out” Eddie Alvarezin.

Article Logic
Execution time: 0.0020961761474609